Ndërlidhjet

Bjellorusia, Siria, Irani- "Armiq të Internetit"


Logo e Reporterëve pa Kufij
Logo e Reporterëve pa Kufij
Reporterët pa Kufij e kanë shtuar Bjellorusinë në listën e “Armiqve të Internetit” në një raport të lëshuar të hënën për të shënuar Ditën Kundër Cenzurës Kibernetike.

Agjencia tha se regjimi bjellorus ka shtrënguar masat ndaj internetit, në përpjekje për të ndaluar atë që autoritetet e kanë quajtur “revolucion përmes medias sociale”.

Në raport thuhet se autoritetet bjelloruse kanë arrestuar disa përdorues të internetit dhe blogerë si dhe kanë bllokuar qasjen në një numër uebfaqesh.

Lista e “Armiqve të Internetit” përfshin 12 shtete, mes tyre Irani, Uzbekistani, Turkmenistani dhe Siria.

Reporterët pa Kufij thanë se autoritetet në këto shtete zakonisht cenzurojnë internetin.
XS
SM
MD
LG