Ndërlidhjet

Gra, fëmijë në mesin e viktimave në Siri


Homs, mars, 2012
Homs, mars, 2012
Dhjetëra civilë, shumica nga ta gra dhe fëmijë, raportohet të jenë vrarë në Homs të Sirisë.

Aktivistët opozitarë akuzuan forcat e regjimit se kanë kryer “masakrën” ndaj 50 njerëzve në kuadër të aksionit njëvjeçar ndaj protestuesve anti-qeveritarë.

Mediat shtetërore kanë akuzuar “bandat e armatosura“ për vrasjet duke thënë se ato kishin për qëllim që të diskreditojnë forcat e sigurisë.

Asnjëri pretendim nuk ka qenë i mundur që të konfimrohet nga burimet e pavarura.

Raportohet se aksionet vdekjeprurëse ndodhën pasi që i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për krizën në Siri, Kofi Anan, u largua nga Damasku pa marrëveshje.

OKB thotë se më shumë se 7 mijë e 500 njerëz janë vrarë në vitin e kaluar nga dhuna.
Ka vlerësime tjera për numër më të madh të viktimave.
XS
SM
MD
LG