Ndërlidhjet

Vdes shkencëtari që zbuloi tëhollimin e ozonit


Frenk Shervud Rouland
Frenk Shervud Rouland
Shkencëtari amerikan, fitues i çmimit nobel, Frenk Shervud Rouland, i cili përmes punës së tij ka vënë në pah pasojat e aktivitetit njerëzor në tëhollimin e shtresës mbrojtëse tokësore të ozonit, ka vdekur në moshën 84 vjeçare.

Ai ndërroi jetë si pasojë e komplikimve të shkaktuara nga sëmundja e Parkinsonit.

Rouland, ka qenë në mesin e tre shkencëtarëve të shpërblyer me çmimin Nobel për kimi, pasi shpjeguan se shtresa e ozonit është varfëruara si pasojë e proceseve kimike në atmosferë- përfshirë edhe lirimin e kloroflorokarbonit(CFC) të lëshuar nga kanaçet me presion si dhe produktet tjera shtëpiake.

Puna e tyre mori vëmendje ndërkombëtare me zbulimin e vrimave të ozonit në rajonet polare të Tokës, dhe është parë si mjaft ndikuese te shkencëtarët që po studiojnë konceptin e ngrohjes globale të shkaktuar nga njerëzit.

Gjetjet e shkencëtarëve qenë kundërshtuar nga industritë.
XS
SM
MD
LG