Ndërlidhjet

Shqiptohen dënimet në "Rastin Gërdeci"


Tym nga shpërthimi në Gërdec, Shqipëri, 15 mars 2008
Tym nga shpërthimi në Gërdec, Shqipëri, 15 mars 2008
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka dhënë sot dënimin për të pandehurit e çështjes ‘Gërdeci’, në prag të përvjetorit të 4 të tragjedisë ku humbën jetën 26 persona, njoftojnë mediat shqiptare.

Gjykatësi Ridvan Hado lexoi sot dënimin për të pandehurit, ku 3 emrat më të lakuar, si të pandehur kryesorë të çështjes u dënuan me 46 vjet burg gjithsej.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars të vitit 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.

Të pandehurit tjerë për çështjen, Sokol Ngjecin u dënua me 10 vite burg, dhe ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha me 6 vite burg. Hoxha aktualisht nuk ndodhet ne Shqipëri.

Të pafajshëm janë shpallur të pandehurit Ardian Mullai e Agim Lala.

Çështja që numëronte 29 të pandehur vijoi me leximin e vendimeve të tjera, ku disa të pandehur u shpallën të pafajshëm, kurse disa të tjerë me nga 1 vit burg dhe gjobë në para.
XS
SM
MD
LG