Ndërlidhjet

Gjendja në Rripin e Gazës e qetë


Pamje nga terreni ku ka rënë një raketë e militantëve palestinezë në Ashdod të Izraelit
Pamje nga terreni ku ka rënë një raketë e militantëve palestinezë në Ashdod të Izraelit
Raportohet se situata në Rripin e Gazës sot ishte e qetë, pas implementimit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Egjipti, për ndaljen e dhunës ndërmjet militantëve palestinezë dhe Izraelit, nga e cila u vranë së paku 25 palestinezë, gjatë disa ditëve të fundit.

Vrasja e një militanti palestinez nga Izraeli më 9 mars, ka shkaktuar luftime, në të cilat militantët palestinezë lansonin raketa në drejtim të Izraelit, ndërsa Izraeli përgjigjej me sulme ajrore.

Situa në Rripin e Gazës, pritet të shqyrtohet në muajin prill, në takimin e Katërshes ndërkombëtare, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Të hënën, Katërshja u ka bërë thirrje palestinezëve dhe izraelitëve që t’i ndalin “aksionet provokuese”.
XS
SM
MD
LG