Ndërlidhjet

Obama: Premtim për drejtësi për viktimat afgane


Barak Obama
Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama, thotë se e ka urdhëruar Pentagonin, që të angazhohet maksimalisht në hetimet lidhur me të shtënat më 11 mars, me ç’rast u vranë 16 civilë afganë nga një ushtar amerikan.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama, këtë incident i vlerësoi “si shumë të dhembshëm” dhe tha se ai nuk i reflekton vlerat amerikane dhe se nuk e përfaqëson ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Ai ka premtuar se kryesi i veprës do të ballafaqohet me “drejtësi të plotë”.

“E kam urdhëruar Pentagonin që të mos kursehet në përpjekjet për hetime të plota. Unë e siguroj popullin amerikan dhe atë afgan, se do t’i ndjekim faktet, kudo që ato nga çojnë, dhe do të jemi të sigurt se çdokush që ishte i involvuar të mbahet përgjegjës me forcën e plotë të ligjit”, tha Barak Obama.

Komentet e tij u bënë në kohën kur raportohet se Shtëpia e Bardhë po diskuton për përshpejtimin eventual të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

E përditshmja Nju Jork Tajms ka shkruar se po analizohet propozimi për tërheqjen e 20 mijë trupave shtesë gjatë vitit 2013.
XS
SM
MD
LG