Ndërlidhjet

Vazhdojnë përpjekjet diplomatike për Sirinë


Nga takimi i Ananit me Asadin...
Nga takimi i Ananit me Asadin...
Ndërmjetësi ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, ka thënë se ka marrë përgjigje konkrete nga regjimi i Bashar al-Asadit, rreth propozimeve të bëra në Damask, për zgjidhjen e krizës në këtë vend.

Deklarata e bërë publike nga i zëdhënësi i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe thotë se “Anan po kërkon përgjigje ndaj propozimeve të Asadit”, por nuk jep detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Anan, ditë më parë, ka qëndruar në Damask ku edhe ka biseduar me Asadin.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kritikuar Asadin për “vonesa të mëdha” në zbatimin e reformave.

Ai tha se politika e Moskës për Sirinë nuk ka qëllim mbrojtjen e regjimit të liderit sirian.

Rusia, së bashku me Kinën, kanë kundërshtuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që dënojnë dhunën në Siri.

Kjo e fundit është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna që në mars të vitit të kaluar. Sipas shifrave zyrtare, mbi 7,500 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG