Ndërlidhjet

Obama e Kameron diskutojnë për Iranin e Afganistanin


Takimi Obama-Kameron, Uashington, 14 mars 2012.
Takimi Obama-Kameron, Uashington, 14 mars 2012.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, kanë zhvilluar një takim dyorësh në Shtëpinë e Bardhë, ku kanë diskutuar për Afganistanin, Iranin dhe çështje të tjera.

Obama ka thënë se dy vendet kanë ende “kohë dhe hapësirë adekuate” për të ndjekur një zgjidhje diplomatike për programin bërthamor të Iranit.

Dy udhëheqësit kanë thënë po ashtu se forcat amerikane dhe britanike po shënojnë “progres” në Afganistan, pavarësisht incidentit të së dielës kur një ushtar i SHBA-së ka vrarë 16 civilë afganë, si dhe atij të disa javëve me parë, me djegien e Kuranit në bazën ushtarake amerikane.

Obama ka thënë se forcat e udhëhequra nga NATO-ja po punojnë në çrrënjosjen e rrjetit të Al Kaidës, duke luftuar talibanët dhe trajnuar forcat qeveritare afgane.

Presidenti amerikan ka nënvizuar se aleanca mes SHBA-së dhe Britanisë është “njëra nga më të mëdhatë që ka njohur bota ndonjëherë”.
XS
SM
MD
LG