Ndërlidhjet

Pa marrëveshje për lëvizjen e lirë në veri


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Përfaqësuesit e serbëve të veriut, ata të KFOR-it dhe të EULEX-it nuk kanë arritur të merren vesh për lirinë e lëvizjes së pjesëtarëve të misionit evropian në pjesën veriore të lumit Ibër, raportojnë mediat serbe.

Sipas burimeve të njëjta, përfaqësuesit serbë nuk heqin dorë nga qëndrimi i tyre se “EULEX-i nuk mund të ketë liri të pakushtëzuar të lëvizjes derisa ky mision dhe KFOR-i nuk kthehen në kornizat e mandatit të tyre”.

Në ditët e fundit, serbët kanë bllokuar disa herë lëvizjen e EULEX-it në veri, duke kërkuar kalimin e vetëm tre automjeteve në ditë, me kushtin që ato të mos bartin doganierë kosovarë.

Përfaqësuesit e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, kanë ritheksuar edhe të mërkurën se është e domosdoshme që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë liri të plotë të lëvizjes.

Serbët e veriut shkaktojnë pengesa të vazhdueshme të lëvizjes në veri që nga 25 korriku, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për shtrirjen e kontrollit të saj edhe në këtë pjesë të vendit
XS
SM
MD
LG