Ndërlidhjet

Lukashenko nuk fal


Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka refuzuar t’iu japë amnisti dy personave të dënuar me vdekje, në lidhje me sulmet në metronë e Minskut, të cilat, prillin e kaluar, vranë 15 njerëz.

Televizioni shtetëror ka cituar deklaratën e zyrës së Lukashenkos, duke thënë se “presidenti ka vendosur të mos falë Dimitri Konovaloun dhe Ulladisllav Kavaloun”.

Nuk është bërë ende e qartë se kur është caktuar ekzekutimi i dy personave.

Hetimi i shpejtë dhe mungesa e paraqitjes së motiveve gjatë gjykimit të dy 25-vjeçarëve, punonjës të fabrikës, kanë shkaktuar akuza se bombardimi ka qenë komplot i shërbimeve të sigurisë për të justifikuar goditjen kundër armiqve politikë të Lukashenkos.

Lukashenko, i cili u rizgjodh në postin e presidentit në zgjedhjet e kontestueshme të dhjetorit 2010, ka thënë se sulmet ishin përpjekje për të destabilizuar vendin nga armiq të panjohur të shtetit.

Organizatat për të drejtat e njeriut i kanë kërkuar Bjellorusisë të mos i kryejë ekzekutimet.
XS
SM
MD
LG