Ndërlidhjet

Talibanët lirojnë pengjet zvicerane


Pamje arkivi nga Baluçistani
Pamje arkivi nga Baluçistani
Talibanët e Pakistanit kanë liruar çiftin zviceran, i cili ishte kidnapuar në provincën e Baluçistanit, tetë muaj më parë.

Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjenerali Athar Abas, tha se “dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore” dhe se tashmë janë dërguar në drejtim të Peshauarit.

Oliver David Oh, 31 vjeç, dhe Daniela Vidmer, 28 vjeçe, janë rrëmbyer korrikun e kaluar.

Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për kidnapimin, duke kërkuar si kusht për lirinë e tyre lirimin e shkencëtarit pakistanez, të burgosur në SHBA.
XS
SM
MD
LG