Ndërlidhjet

Karzai kërkon tërheqjen e NATO-s nga fshatrat


Takimi Karzai-Paneta. Kabul, 15 mars 2012.
Takimi Karzai-Paneta. Kabul, 15 mars 2012.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, u ka bërë thirrje forcave të udhëhequra nga NATO-ja të largohen nga fshatrat afganë, pas vrasjes së 16 civilëve vendës nga një ushtar i SHBA-së.

Në deklaratën që ka bërë publike zyra e Karzait thuhet se “presidenti i ka kërkuar sekretarit amerikan të mbrojtjes, Leon Paneta, që forcat ndërkombëtare të tërhiqen nga fshatrat dhe të lokalizohen në bazat e tyre”.

Bisedimet në Kabul, ndërmjet Karzait dhe Panetës, pasojnë masakrën e së dielës, kur ushtari i paidentifikuar amerikan vrau 16 fshatarë në jug të provincës Kandahar.

Karzai mësohet t’i ketë thënë Panetës se Qeveria afgane do që të marrë kontrollin e sigurisë nga forcat e NATO-së në vitin 2013 dhe jo më 2014, siç është planifikuar nga Uashingtoni.
XS
SM
MD
LG