Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 16 marsin në vite…


Adolf Hitler
Adolf Hitler
1935 - Adolf Hitler urdhëron riarmatimin gjerman dhe shkel Traktatin e Versajës.

1190 - Kryqëzatat filluan masakrën e hebrenjve në Jork të Anglisë. Ndërsa, hebrenjtë e Jorkut, bënë vetëvrasje në masë, për të mos iu dorëzuar atyre.

1521 - Lundruesi portugez Ferdinand Magellan arriti në Filipine, ku ai u vra nga vendasit një muaj më pas.

1751 - James Madison, presidenti i katërt i Shteteve të Bashkuara, u lind në Port Konuaj.

1833 - Susan Hayhurst bëhet gruaja e parë që diplomoj në farmaci.

1836 - Republika e Teksasit miratoi një Kushtetutë.

1917 - Cari i Rusisë Nikolas II, heq dorë nga froni i tij.

1928 - Shtetet e Bashkuara planifikuan të dërgojë 1,000 trupa më shumë, në Nikaragua.

1939 - Gjermania pushton pjesën tjetër të Çekosllovakisë.

1968 - Trupat amerikane në Vietnam shkatërruan një fshat të përbërë kryesisht nga gra dhe fëmijë. Veprimi mbahet mend si Masakrën e Maj Lai.(g.k.)
XS
SM
MD
LG