Ndërlidhjet

Jemen: Militantët e kanë rrëmbyer një zvicerane


Pamje nga kryeqyteti i Jemenit Sana
Pamje nga kryeqyteti i Jemenit Sana
Zyrtarët e Jemenit thonë se militantët e dyshuar të al-Kaidës e kanë rrëmbyer një zvicerane në provincën juglindore Shabva.

Sipas tyre, rrëmbyesit kanë ofruar që ta këmbejnë atë për dy militantë të arrestuar nga policia.

Zyrtarët kanë thënë se femra nga Zvicra, e përshkruar si mësuese, ishte rrëmbyer të mërkurën në qytetin Hudaida në Detin e Kuq.

Më se 200 njerëz janë rrëmbyer në Jemen, gjatë 15 viteve të kaluara.

Pengjet, zakonisht, shfrytëzohen nga militantët për të bërë pazar kur kanë probleme me policinë.
XS
SM
MD
LG