Ndërlidhjet

Karzai akuzon Shtetet e Bashkuara për dështim në hetime


Presidenti afgan Hamid Karzai
Presidenti afgan Hamid Karzai
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i ka akuzuar sot Shtetet e Bashkuara për dështim për bashkëpunim të plotë në hetimet për masakrën e 16 fshatarëve afganë nga një ushtar amerikan.

Karzai tha se delegacioni që ai e ka dërguar për hetimin e të shtënave në provincën jugore të Kandaharit, nuk ka hasë në bashkëpunim, që afganët e kanë pritur nga zyrtarët amerikanë.

Ai, poashtu, e ka shtruar pyetjen nëse ka pasur më tepër ushtarë amerikanë të involvuar në vrasje.

Incidenti i rëndë më 11 mars i ka shtuar tensionet ndërmjet Kabulit dhe Uashingtonit.

Ky masakër ndodhi pak kohë pas djegies aksidentale të kopjeve të Kuranit në një bazë ushtarake të NATO-s. Kjo ngjarje kishte shkaktuar protesta të ashpra në gjithë Afganistanin.
XS
SM
MD
LG