Ndërlidhjet

Bagdad: Irani s'mund të transportojë armë në Siri nëpër Irak


Pamje nga Bagdadi
Pamje nga Bagdadi
Iraku i ka thënë Iranit se nuk do të lejoj që nëpër territorin ose në hapësirën ajrore të tij, të kaloj transporti i armatimit për në Siri.

Zëdhënësi i qeverisë së Irakut, Ali al-Dabag, tha sot se Teherani është informuar se nuk do të lejohet shfrytëzimi i hapësirës ajrore ose i territorit të Irakut për transport të armatimit në Siri.

Kjo deklaratë u bë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim se fluturimet iraniane transportuese për në Siri mund të kenë armatim, që mund të përdoret nga Damasku për t’i goditur protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, tha dje se vendi i tij nuk do të lejoj tranzitin e armatimit nga çdo burim për të kaluar nëpër kufijt irakian dhe ka theksuar se transportet iraniane për në Siri nëpër Irak, bartin “vetëm artikuj humanitarë”.
XS
SM
MD
LG