Ndërlidhjet

Siri: Raporte për luftime në lagjen e Damaskut


Pamje nga bombardimi i forcave të sigurisë në qytetin Homs të Sirisë
Pamje nga bombardimi i forcave të sigurisë në qytetin Homs të Sirisë
Raportohet se gjatë natës ka pasur luftime ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare në një lagje të kryeqytetit të Sirisë, Damask.

Rrjeti televiziv al-Xhazira ka raportuar se aktivistët opozitarë kanë thënë se ka pasur shkëmbim të rëndë të zjarrit ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve nga armata Ushtria e Lirë e Sirisë, dhe se helikopterët kanë qarkulluar mbi hapësirën ku ndodhen disa ambasada dhe ndërtesa qeveritare.

Deri tash nuk ka pasur raporte për viktima.

Kjo dhunë u bë pas fundjavës së përgjakshme, me ç’rast ndodhën disa vrasje nga një seri e sulmeve në Damask dhe në qytetin e dytë më të madh në Siri, Alepo, në pjesën veriore të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG