Ndërlidhjet

Lavrov: SHBA të mos largohet shumë shpejt nga Afganistani


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se trupat e NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, nuk duhet të tërhiqen shpejtë nga Afganistani, derisa forcat lokale të jenë të afta për siguri në këtë vend.

Ai dje i tha kanalit televiziv lokal Tolo, se qëllimi është që qeveria e Afganistanit “duhet të ketë kapacitete për zbatimin e ligjit dhe mbajtjen e rendit”, para se forcat ndërkombëtare të largohen.

Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë në Afganistan, e udhëhequr nga NATO-ja ka paralajmëruar se do të largohet nga Afganistani deri në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG