Ndërlidhjet

Rusi: Këtë vit nuk kufizohet eksporti i grurit


Depo e drithit në Kaliningrad në Rusi
Depo e drithit në Kaliningrad në Rusi
Qeveria e Rusisë thotë se këtë vit nuk do të imponoj kufizime në eksportin e grurit të Rusisë.

Ministrja e agrikulturës, Jelena Skrinik, u tha sot gazetarëve në Moskë, se Rusia i ka kapërcyer pasojat e thatësisë së gjatë para dy vitesh, që kanë ndikuar në kufizime të eksportit të grurit.

Në vitin 2010, çmimi i miellit ishte rritur shumë, kur Rusia e pat ndaluar eksportin, pas një vere tejet të nxehtë, që kishte shkaktuar rënien e nivelit të prodhimit.

Në vitin 2009, Rusia ka eksportuar 21.4 milionë tonelata drithë dhe ishte eksportuesi i tretë më i madh në botë.

Zëvendës kryeministri i Rusisë, Viktor Zubkov, ka vlerësuar se këtë vit, eksporti i këtij artikulli mund të arrijë në 27 milionë tonelata.
XS
SM
MD
LG