Ndërlidhjet

Gjykata shfajëson vëllain e kreut të Al Kaidës


Ajman al-Zavahiri - kreu i Al Kaidës
Ajman al-Zavahiri - kreu i Al Kaidës
Raportet nga Egjipti thonë se vëllai i udhëheqësit të Al Kaidës, Ajman al-Zavahiri, është liruar nga akuzat për terrorizëm nga gjykata ushtarake në Kajro.

Muhamed al-Zavahiri ishte pjesë e grupit të dënuar në vitin 1998, për shkak të planifikimit të sulmeve.

Vëllai i tij, Ajman, ka marrë udhëheqjen e organizatës terroriste, Al Kaida, pas vrasjes së kryeterroristit Osama bin Laden nga komandot e Shteteve të Bashkuara.

Gjykata ka shfajësuar edhe Muhamed Islambulin, vëllai i të cilit, Khaled, ka vrarë ish-presidentin e Egjiptit, Anvar Sadat, në vitin 1981.
XS
SM
MD
LG