Ndërlidhjet

Bota dënon vrasjet në Francë


Tuluz, 19 mars 2012.
Katër persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë të hënën nga të shtënat në një shkollë hebreje të Francës.

Presidenti i këtij vendi, Nikolas Sarkozi, e ka quajtur “tragjedi kombëtare” ngjarjen që ka zënë vend në qytetin Tuluz.

“Kjo që kanë bërë njerëzit e çmendur është tragjedi. Kjo na kujton për thellësinë e natyrës njerëzore, të qenieve njerëzore, të cilat janë të tilla vetëm me emër. Ato nuk i ndjekin praktikat që respektojnë dinjitetin e jetës”, ka thënë Sarkozi.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka dënuar sulmin e së hënës, duke e quajtur “të neveritshëm”.

“Sot kemi pasur një krim të egër në Francë, që ka qëlluar hebrenjtë francezë – në mesin e tyre edhe fëmijë. Është shumë herët të thuhet se çfarë saktësisht fshihet prapa aktit, por unë mendoj se nuk mund të përjashtojmë motivin anti-semitik. Jam i sigurt se Nikolas Sarkozi, presidenti i Francës, dhe qeveria e tij do të bëjnë të pamundurën për të gjetur vrasësin. Ne në Izrael do të bëjmë gjithçka për t’i ndihmuar ata”, ka thënë Netanjahu.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, i ka quajtur të shtënat një “krim të urryer”.

Vendet evropiane, Vatikani dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar po ashtu ngjarjen.

Sipas pasojë e tragjedisë, fushata për zgjedhjet presidenciale në Francë është ndërprerë.
XS
SM
MD
LG