Ndërlidhjet

Edhe Rusia kërkon armëpushim në Siri


Pamje nga provinca Idlib e Sirisë
Pamje nga provinca Idlib e Sirisë
Rusia i është bashkuar Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në thirrjet drejtuar Sirisë, për dy orë armëpushim humanitar në ditë.

Ministria e Jashtme ruse i ka bërë thirrje regjimit sirian “dhe të gjitha grupeve të armatosura që kundërshtojnë atë”, të pajtohen pa vonesa për armëpushimin.

Rusia, së bashku me Kinën, u kanë vënë veto dy rezolutave të Kombeve të Bashkuara që dënonin dhunën në Siri dhe kërkonin largimin e presidentit Bashar al-Asad.

Njoftimi i fundit pason luftime të rënda në kryeqytetin Damask. Mediat shtetërore thonë se tre persona kanë humbur jetën në dhunë, përfshirë një anëtar të forcës së sigurisë.

Protestat antiqeveritare dhe dhuna kanë përfshirë Sirinë që nga marsi i vitit të kaluar. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 8,000 persona kanë humbur jetën në një vit trazira.
XS
SM
MD
LG