Ndërlidhjet

Situata në Siri "e patolerueshme"


Pamje nga Alepo i Sirisë
Pamje nga Alepo i Sirisë
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka thënë se situata në Siri “është e papranueshme dhe e patolerueshme”.

Ai ka thënë se Siria “është bërë çështja më shqetësuese për komunitetin ndërkombëtar” dhe ka përsëritur thirrjet drejtuar regjimit sirian, që të lejojë qasjen e organizatave humanitare.

Ban ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë fundin e dhunës.

“Nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë Ban gjatë një vizite zyrtare në Indonezi.

Të hënën, aleati i Sirisë në Kombet e Bashkuara, Rusia, i është bashkuar Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në thirrjet drejtuar Sirisë, për dy orë armëpushim humanitar në ditë.

Ministria e Jashtme ruse i ka bërë thirrje regjimit sirian “dhe të gjitha grupeve të armatosura që kundërshtojnë atë”, të pajtohen pa vonesa për armëpushimin.

OKB-ja vlerëson se numri i të vrarëve nga dhuna njëvjeçare në Siri kalon shifrën 8,000.
XS
SM
MD
LG