Ndërlidhjet

Turqi: Përleshje e policisë me protesutesit kurdë


Protestuesit në Dijarbakir të Turqisë para një kamioni të dëmtuar nga zjarri
Protestuesit në Dijarbakir të Turqisë para një kamioni të dëmtuar nga zjarri
Qindra protestues kurdë janë përleshur sot me policinë në së paku dy qytete në pjesën juglindore të Turqisë.

Në qytetet Batman dhe Çizre, dhuna ka shpërthyer kur policia është përpjekur t’i parandaloj protestuesit nga festimi i Nevruzit, që është një festival tradicional pranveror.

Në qytetin Batman është raportuar për 15 të plagosur, kur policia turke ka përdorë topa uji dhe gaz lotsjellës kundër kurdëve, që gjuanin me gurë.

Në Çizre, zyrtarë të sigurisë thanë se 6 vetë janë lënduar, përfshirë edhe dy policë, të cilët ishin plagosur nga të shtënat.


Përleshjet e sotme ndodhën dy ditë pasi në manifestimet për festivalin e Nevruzit, në Stamboll dhe Dijarbakir, nga përleshjet me policinë u lënduan së paku 9 vetë.

Autoritetet e Turqisë thonë se festa e Nevruzit duhet të shënohet më 21 mars, por grupet kurde nuk e respektojnë këtë vendim.

Nevruzi shërben si tregim i mbështetjes për Partinë Punëtore të Kurdistanit, që është e ndaluar.
XS
SM
MD
LG