Ndërlidhjet

SHBA: Mbështetje për respekt reciprok me Pakistanin


Zëdhënësja Viktoria Nulland
Zëdhënësja Viktoria Nulland
Zëdhënësja Viktoria Nulland, tha sot se Departamenti amerikan i shtetit i mbështet thirrjet e ligjvënësve pakistanezë për “respekt reciprok” ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit.

Ajo ka theksuar se marrëdhëniet e dyanshme gjithnjë ishin të mbështetura në “respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkët”.

Por, zëdhënësja Nulland tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të komentojnë më tepër për raportin e pritur gjatë të Pakistanit për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, derisa ai të mos paraqitet në Parlamentin e Pakistanit.

Sot më herët gjatë ditës, një komision parlamentar në këtë vend ka kërkuar ndaljen e sulmeve me aeroplana pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, në shënjestër të të cilave janë militantët islamikë brenda Pakistanit.
XS
SM
MD
LG