Ndërlidhjet

Siri: Bombardime në lagjet e Damaskut


Pamje nga bombardimet në qytetin Homs në Siri
Pamje nga bombardimet në qytetin Homs në Siri
Trupat e qeverisë së Sirisë sot kanë përdorë tanke, artileri dhe armatim tjetër për t’i goditur lagjet Harasta dhe Irbin në Damask.

Këto lagje ishin nën kontrollin e kryengritësve për disa muaj.

Një aktivist opozitar i identifikuar si Raed, tha se Armata e Lirë e Sirisë, ka ndërmarrë një operacion kundër forcave qeveritare, kështu që pastaj ushtria e Sirisë ka goditur me predha, në përgjigjje ndaj këtyre sulmeve.

Nga luftimet e djeshme ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre opozitare në Damask janë vrarë së paku 30 vetë.

Forcat e Sirisë, të mbështetura nga tanket, poashtu, e kanë rimarrë kontrollin në qytetin lindor Deir el-Zour.
XS
SM
MD
LG