Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 21 marsin në vite…


Ilustrim
Ilustrim
1963 - Ishulli - burg Alkatraz në San Francisko, u mbyll përfundimisht.

1685 - Kompozitori Johan Sebastian Bah u lind në Gjermani.

1788 - Pothuajse tërë qyteti i Nju Orlinsit, Luiziana, u shkatërrua nga zjarri.

1790 - Tomas Xheferson mori detyrën si sekretar i parë amerikan i shtetit.

1804 - U miratua kodi civil francez, Kodi Napoleon.

1935 - Zyrtarisht Persia morri emrin Iran.

1960 - Policia qëlloi mbi demonstruesit afrikanë në Sharpvill, Afrikë e Jugut, duke vrarë rreth 70 njerëz.

1965 - Më shumë se 3 mijë demonstrues të të drejtave civile, të udhëhequr nga Martin Luther King, filluan marshimin nga Selma, në Montgomeri, Alabama.

1984 - Një nëndetëse sovjetike fundoset në brigjet e Japonisë.

1997 - Presidenti amerikan Bill Klinton dhe presidenti rus Boris Jeltsin mbajtën një samit në Helsinki, Finlandë, dhe ranë dakord për të zvogëluar arsenalet e tyre bërthamore.(g.k.)
XS
SM
MD
LG