Ndërlidhjet

Obama në zonën që ndan dy Koretë


Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të vizitojë javën e ardhshme zonën kufitare që ndan Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut.

Paraardhësit e tij, Ronald Regan dhe Bill Klinton, kanë vizituar zonën e demilitarizuar në vitet 1980, përkatësisht 1990.

Udhëtimi i Obamës vjen pak ditë pasi Koreja e Veriut është dakorudar të ndalojë disa aktivitete bërthamore, ashtu si dhe lancimin e raketave, në këmbim të ndihmave ushqimore nga SHBA.

Zona e demilitarizuar do të jetë ndalesa e parë e Obamës në vizitën treditore në Korenë e Jugut, e cila është nikoqire e samitit për siguri bërthamore.

Obama pritet të zhvillojë bisedime në Seul me presidentin kinez, Hu Xhintao, dhe atë rus, Dimitri Medvedev.
XS
SM
MD
LG