Ndërlidhjet

Hoxhaj kërkon njohje të reja


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, po viziton disa vende të Amerikës Latine dhe të Karaibeve, në kuadër të agjendës së ministrisë për të rritur numrin e njohjeve për Kosovën.

Ai ka ka takuar disa përfaqësues të lartë të shteteve latino-amerikane, kryeministra, ministra të Punëve të Jashtme, diplomatë dhe personalitete të tjera, prej të cilëve thuhet se ka marrë mbështetje që disa nga këto shtete do të lëvizin pozitivisht drejt njohjes së Kosovës.

Siç bën të ditur komunikata e MPJ-së kosovare, Hoxhaj ka shprehur vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës që "në çdo formë dhe çdo kusht të përmbyllet procesi i njohjeve të shtetit dhe integrimi i tij në komunitetin e shteteve të pavarura dhe sovrane".

“Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila përfundimisht e ka përcaktuar ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe subjektivitetin e saj ndërkombëtar, asnjë vend nuk ka arsye që ta shtyjë vendimin për ta njohur pavarësinë e Kosovës”, citohet të ketë thënë Hoxhaj gjatë takimeve me burrështetas të kësaj pjese të botës.
XS
SM
MD
LG