Ndërlidhjet

Autori i dyshuar i Tuluzit, ende nën rrethim


Tuluz, 21 mars 2012.
Tuluz, 21 mars 2012.
Autori i dyshuar i tragjedisë në Tuluz ka thënë se do t’i dorëzohet policisë sot në mbrëmje.

“Më herët ka thënë se do të dorëzohet pasdite, ndërsa tani thotë se do të dorëzohet gjatë mbrëmjes”, ka thënë prokurori francez, Fransoa Mollen.

Policia franceze ka bërë disa herë përpjekje të bastisë apartamentin ku ndodhet Muhamed Merah, por ai ka shtënë me armë dhe ka plagosur dy policë, u ka thënë prokurori gazetarëve.

Ministri i Brendshëm i Francës, Kllod Gean, i ka hedhur poshtë njoftimet e mediave që flisnin për arrestimin e tij.

Rethimi i ndërtesës në Tuluz, ku ndodhet 24-vjeçari me prejardhje nga Algjeria, ka nisur që në orën 3 të mëngjesit.

Zyrtarët kanë thënë se vrasësi i dyshuar ka pranuar se ka lidhje me Al Kaidën dhe se “do të hakmerret për vrasjen e fëmijëve palestinezë”.

Në tragjedinë e Tuluzit janë vrarë tre fëmijë dhe një i rritur.

Me kërkesë të autoritetve izraelite, viktimat varrosen në Izrael.
XS
SM
MD
LG