Ndërlidhjet

Bosnja, plane për aplikim në BE


Bakir Izetbegoviq, përfaqësuesi mysliman i presidencës trepalëshe të Bosnjës.
Bakir Izetbegoviq, përfaqësuesi mysliman i presidencës trepalëshe të Bosnjës.
Bosnja dhe Hercegovina planifikon të paraqesë kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda pak muajsh.

Bakir Izetbegoviq, përfaqësuesi mysliman i presidencës trepalëshe, ka takuar të mërkurën në Bruksel komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, ndërsa para gazetarëve ka konfirmuar se kërkesën do ta paraqesë në muajin qershor.

Izetbegoviq ka shfaqur shpresën se Bosnja do të jetë në gjendje të ndryshojë Kushtetutën e saj, konform vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili kundërshton ndarjen e pushtetit politik në Bosnjë në mes të myslimanëve, kroatëve dhe serbëve, duke thënë se një sistem i tillë diskriminon romët dhe hebrenjtë.

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, ka thënë se ndryshimi është një “kusht vendimtar” që Bosnja të jetë në gjendje të nxjerrë Marrëveshjn për Stabilizim Asociim – një hap tjetër i këtij vendi në rrugën drejt BE-së.
XS
SM
MD
LG