Ndërlidhjet

Klinton mirëpret deklaratën për Sirinë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka mirëpritur miratimin e deklaratës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë, duke e quajtur “hap pozitiv drejt paqes dhe ndryshimeve, pas gjakderdhjes njëvjeçare në këtë vend”.

“Unë dua të përgëzoj Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për deklaratën e fortë mbi Sirinë, në mbështetje të planit gjashtë-pikësh, të propozuar nga emisari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan. Ky është një hap pozitiv. Këshilli folur me një zë”, ka thënë Klinton.

Deklarata që ka miratuar Këshilli, paralajmëron “hapa të mëtejshëm” nëse Siria dështon të zbatojë planin gjashtë-pikësh të Ananit, i cili, pos tjerash, përfshin armëpushim të menjëhershëm, nisjen e dialogut në mes të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad, dhe grupeve opozitare, si dhe qasjen e grupeve humanitare.

Klinton u ka bërë thirrje sirianëve “që e duan vendin e tyre”, të pranojnë planin e Ananit.

Siria është përfshirë nga protestat anti-qeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë, Kombet e Bashkuara thonë se mbi 8,000 persona kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG