Ndërlidhjet

Grusht-shtet në Mali - ushtarët marrin pushtetin


Harta e Afrikës
Harta e Afrikës
Një grup ushtarësh në Mali të Afrikës ka organizuar grusht-shtet për t’i dhënë fund sundimit të presidentit Amadou Toumani Tour.

Ushtarët kanë thënë se kanë rrethuar pallatin presidencial dhe kanë arrestuar ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të vendit dhe anëtarët e, siç kanë thënë, “regjimit të paaftë”.

Ushtarët kryengritës janë zotuar se do t’i dorëzojnë pushtetin qeverisë së re pas zgjedhjeve.

Zgjedhjet presidenciale ishin planifikuar të mbaheshin në më pak se një muaj, por ushtarët, gjatë paraqitjes në televizionin shtetëror, nuk kanë pohuar nëse ato do të mbahen sipas planit të paraparë.
XS
SM
MD
LG