Ndërlidhjet

Arrestohet estonezi, gëlltiti 32 qeska kokainë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët estonezë thanë se policia ka arrestuar një 30 vjeçar, i cili kishte gëlltitur 32 kondomë të mbushur me kokainë.

I dyshuari, një qytetar estonez i quajtur Juri, është arrestuar në aeroportin e Talinit pas arritjes nga Moska.

Policia zbuloi se kondomët në stomakun e të dyshuarit ishin mbushur me një formë të lëngshme të kokainës.

Zyrtarët thanë se nga ekzaminimi më i afërt do të vërehet se sa është sasia e kokainës së pastër në substancën e lëngshme.

Nuk është zbuluar destinacioni final i të dyshuarit.
XS
SM
MD
LG