Ndërlidhjet

Edhe tre trupa tjerë gjenden nën anijen Konkordia


Zjarrfikësit në anijen Kosta Konkordia
Zjarrfikësit në anijen Kosta Konkordia
Një ekip që po kërkonte nën anijen e përmbysur në bregdetin italian dy muaj më parë, ka gjetur edhe tre trupa tjerë.

Deri më tani janë gjetur 28 trupa në anijen Kosta Konkordia, e cila u fundos pasi goditi në shkëmbinj më 13 janar.

Edhe më tej 4 persona figurojnë të zhdukur dhe dyshohet se janë të vdekur. Që nga aksidenti, Konkordia ka mbetur në bregdet, gjysmë e fundosur.

Kapiteni i saj Françesko Shetino është nën arrest shtëpiak dhe akuzohet për vrasje të paqëllimtë, shkaktim të fundosjes së anijes dhe braktisjes së saj, para se të evakuoheshin të 4 mijë e 200 pasagjerët dhe ekuipazhi.
XS
SM
MD
LG