Ndërlidhjet

OKB dënon puçin ushtarak në Mali


Mali, 22 mars, 2012
Mali, 22 mars, 2012
Këshilli i Sigurimit ka dënuar puçin ushtarak në Mali dhe ka bërë thirrje për “rivendosjen e menjëhershme të rendit kushtetues dhe të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike”.

OKB kërkoi nga ushtarët përgjegjës për rrëzimin e presidentit Amadou Toumani Toure, që të lirojnë të gjithë zyrtarët e arrestuar dhe të kthehen në kampet e tyre.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun po ashtu dënoi puçin dhe kërkoi nga liderët e ushtarëve renegatë që të “përmbahen nga aksionet që do të rrisnin dhunën dhe do të destabilizonin vendin”.

Nga kryeqyteti i Malit raportohet se ushtarë të dehur kanë plaçkitur pallatin presidencial dhe dyqanet në qytet.

Njëri nga liderët e ushtarëve, kapiteni Amadou Haja Sonogo, tha se presidenti ishte i sigurt, por nuk tregoi vendndodhjen e tij.
XS
SM
MD
LG