Ndërlidhjet

Mirënjohje për NATO-n, 13 vjet pas intervenimit


Një aeroplan i Forcave Amerikane niset nga baza ajrore Aviano, Itali, 1999
Një aeroplan i Forcave Amerikane niset nga baza ajrore Aviano, Itali, 1999
Sot mbushen 13 vjet që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe, për t’i dhënë fund dhunës së regjimit të Sllobodan Millsoheviqit ndaj popullti shqiptar të Kosovës.

Fushata e NATO-s që zgjati 78 ditë, është vlerësuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi si jetike.

“Ajo kishte rëndësi më të thellë se të intervenimit humanitar dhe të stabilitetit rajonal”, ka thënë kryeministri Thaçi në një fjalim mbajtur për këtë përvjetor.

“Nga përmasat e krimit të kryer në Kosovë dhe të shpërnguljes së një milion banorëve të saj, u tronditën Uashingtoni e Brukseli, Parisi, Londra, Boni dhe Roma. Ndërgjegjja e botës demokratike, besnike ndaj parimeve themelore të së drejtës për liri, barazi, dinjitet, paqe dhe demokraci, reagoi në mbrojtje të Kosovës. Është meritë e qendrave të demokracisë botërore, që mekanizmin më të fuqishëm ushtarak të globit , Aleancën veriatlantike, NATO-n e vunë në lëvizje për ta mbrojtur popullatën e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera, kryeministri Hashim Thaçi.

“Për të ardhur deri te momenti i fillimit të bombardimeve, me 24 mars 1999 diplomacia botërore kaloi nëpër sprova dhe sfida të mëdha. Falënderuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve të Evropës Perëndimore dhe vendosmërisë së liderëve politikë të këtyre vendeve, para 13 vitesh filloi fushata më e suksesshme ushtarake e NATO-s, që kulmoi me dorëzimin e makinerisë luftarake të Milosheviqit”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke bërë meritore për këtë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Evropës perëndimore, anëtare të NATO-s.

“Sot, në 13 vjetorin e fillimit të bombardimeve për të gjitha këto shtete dhe qeveritë e tyre, si dhe liderët e atëhershëm - shprehim mirënjohje, falënderim dhe konsideratë të veçantë.

Sot pas 13 vjetësh, Kosova është shtet i pavarur i njohur nga 89 shtete, ndërkaq NATO vazhdon ëtë ruajë një rpani të trupave të saj në vend, ndërkaq ka ,arrë përsipër trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kosova është shtet i ri, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon me perspektivë të sigurt në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG