Ndërlidhjet

Anan vizitë Moskës e Pekinit


I dërguari special i OKB-së dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan
I dërguari special i OKB-së dhe i Ligës Arabe për Sirinë, Kofi Anan
I dërguari special i OKB-së dhe i Ligës Arabe, Kofi Anan po udhëton drejt Moskës dhe Pekinit për të diskutuar krizën në Siri.

Raportohet se Anan do të qëndrojë sot në Moskë, ku do të bisedojë me presidentin Dimitri Medvedev dhe ministrin e jashtëm Sergei Lavrov.

Në javën e kaluar, Anan njoftoi se do të dërgojë një ekip në Damask për të diskutuar zbarkimin e vëzhguesve ndërkombëtarë, si pjesë e planit për të ndaluar gjakderdhjen, që deri më tash thuhet se ka marrë 8 mijë jetë.

Të mërkurën, Këshilli i Sigurimti, përfshirë, Kinën dhe Rusinë, mbështeti përpjekjet e Ananit në Siri.

Ndërkohë, OKB po prezanton një plan për t’iu ofruar ndihmë refugjatëve sirianë, të cilët kanë ikur në Liban, Turqi, Jordani dhe Irak. Agjencia e OKB-së për Refugjatët po apelon për një ndihmë prej 84 milionë dollarësh.
XS
SM
MD
LG