Ndërlidhjet

Përleshje të reja në Port Said


Nga dhuna e shkurtit në stadiumin e Port Saidit, Egjipt, 2012
Nga dhuna e shkurtit në stadiumin e Port Saidit, Egjipt, 2012
Mediat shtetërore të Egjiptit thanë se një djalosh 13 vjeçar është qëlluar për vdekje gjatë përleshjeve në Port Said, pas suspendimit të një ekipi të futbollit të këtij qyteti.

Al-Masri, një nga ekipet kryesore të Egjiptit është ndaluar të luajë për dy vjet, për shkak të dhunës në stadiumin e tij në muajin shkurt, ku humbën jetën 74 njerëz.

Zyrtarët e Egjiptit thanë se dhjetëra njerëz janë lënduar derisa qindra tifozë të zemëruar të klubit al-Masri u përleshen me forcat e sigurisë.

Trupat kanë shtënë në ajr për të shpërndarë turmën, pasi që protestuesit ia mësyen një ndërtese qeveritare.

Raportohet për situatë të tensionuar.
XS
SM
MD
LG