Ndërlidhjet

HRW: Siri, civilët përdoren si mburojë e gjallë


Syria -- A video grab shows army tanks in the city of Yabrud, Mar2012
Syria -- A video grab shows army tanks in the city of Yabrud, Mar2012
Human Rights Watch (HRW) ka akuzuar qeverinë e Sriisë se ka përdorur civilët si mburoja të gjalla gjatë operacioneve të fundit ushtarake.

Agjencia për të drejtat e njeriut tha se armata dhe sulmues të pro regjimit i kanë shtyrë banorët që të marshojnë para tyre, ndërsa kanë avancuar në zonat e kontrolluara nga opozita në provincën veriore të Idlibit.

Ole Solvang nga HRW tha se “duke i përdorur civilët si mburoja njerëzore, armata siriane po tregon një mospërfillje për sigurinë e tyre”.

Siria është duke u përpjekur që të shtypë kryengritjen njëvjeçare.

OKB vlerëson se më shumë se 8 mijë njerëz janë vrarë në aksionin qeveritar kundër kryengritësve.
XS
SM
MD
LG