Ndërlidhjet

Papa bën thirrje kundër dhunës në Meksikë


Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI
Papa Benedikti XVI ka takuar familjarët e viktimave të dhunës së bandave në Meksikë, është bërë e ditur nga zyra e presidentit.

Takimi ka ndodhur me iniciativën e presidentit Felipe Kalderon, ndërsa këta dy u takuan në qytetin qendror të Guanahuatos.

Vlerësohet se 50 mijë njerëz kanë vdekur në pesë vjetët e kaluara si pasojë e incidenteve që lidhen me krimin e organizuar.

Papa ka bërë thirrje kundër dhunës dhe për respektimin e të drejtave të njeriut.

Kalderon dhe papa u pajtuan se shpërndarja e armëve ka ndihmuar krimin e organizuar.

Papa Benedikti ka arritur të premten në Meksikë duke filluar vizitën 6 ditëshe në Amerikën Latine.

Pjesa qendrore e vizitës së tij do të jetë mesha e mbajtur në hapësirë të hapur në Parkun e Leonit Dyqindvjeçar.

Për këtë meshë janë shpërndarë rreth 300 mijë bileta.
XS
SM
MD
LG