Ndërlidhjet

Medvedv takon Obamën


Seul, 26 mars 2012.
Seul, 26 mars 2012.
Presidenti në largim i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka zhvilluar bisedime me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, në margjinat e samitit për siguri bërthamore në Seul.

Pas bisedimeve me Obamën, Medvedev ka thënë se ka ende kohë për Moskën dhe Uashingtonin për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet në lidhje me planet e SHBA-së për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë.

Më herët, gjatë një fjalimi në Seul, Obama ka thënë se planifikon të ndjekë bisedimet me Rusinë në lidhje me reduktime të mëtejshme të armëve bërthamore që posedojnë të dyja vendet.

SHBA dhe NATO thonë se sistemi raketor në Evropë do të mbronte nga kërcënimet me raketa, nga vendet si Irani.

Autoritetet ruse kanë shprehur shqetësimet se sistemi i tillë mund të bëhet i fuqishëm sa të minojë kontrollin bërthamor të Moskës.
XS
SM
MD
LG