Ndërlidhjet

Moska e Minsku planifikojnë të rikthejnë fluturimet


Ilustrim
Ilustrim
Rusia dhe Bjellorusia kanë njoftuar se do të zhvillojnë bisedime në lidhje me fluturimet e avionëve në mes të Moskës dhe Minskut, pas një pezullimi të shkurtër të qarkullimit të tyre.

Zyrtarët e dy palëve pritet të diskutojnë çështjen të enjten, më 29 mars.

Arsyeja e pezullimit të shkurtër të fluturimeve nuk është shpjeguar publikisht nga autoritetet.

Ditë më parë, Autoriteti i Aviacionit të Rusisë ka tërhequr të gjitha licencat që lejojnë fluturimet bjelloruse drejt Moskës, duke bërë që Bjellorusia të hakmerret me ndalimin e të gjitha fluturimeve ruse drejt Minskut.
XS
SM
MD
LG