Ndërlidhjet

Obama i mbron komentet e tij private dhe i sulmon republikanët


Barak Obama dhe Dmitri Medvedev gjatë takimit të tyre të djeshëm në Seul
Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka mbrojtur komentet e tij private me presidentin rus, Dmitri Medvedev, pasi republikanët opozitarë në Shtetet e Bashkuara, e kanë akuzuar atë se planifikon t’i plotësoj kërkesat ruse, nëse ai do të rizgjedhej në nëntor.

Mbrëmë, mikrofonat e aktivizuar e kanë regjistruar Obamën duke i thënë Medvedevit, në samitin në Seul të Koresë Jugore, se do të ketë “më tepër fleksibilitet”, për çështjen e kontrollit të armatimit, e veçanërisht për mbrojtjen raketore të Shteteve të Bashkuara në Evropë, që aktualisht kundërshtohet nga Rusia, pas zgjedhjeve të nëntorit, në të cilat ai synon rizgjedhjen.

Ja dialogu ndërmjet Obamës e Medvedevit:

Obama: Kjo është zgjedhja ime e fundit. Pas zgjedhjeve kam më tepër fleksibilitet.

Medvedev: E kuptoj. Do ta transmetoj këtë informacion te Vlladimiri”.

Kandiati kryesor për nominimin republikan për zgjedhjet e nëntorit kundër Obamës, Mit Romni, e ka akuzuar Obamën se është shumë i gatshëm për t’i bërë lëshime Moskës.

Sot, Barak Obama, e ka hedhur poshtë çfarëdo mungese të konsekuencës dhe tha se atmosfera parazgjedhore në Uashington, nuk është përçuese e diskutimit dy partiak të çështjeve të ndjeshme të politikës së jashtme.
XS
SM
MD
LG