Ndërlidhjet

Bie mbështetja publike për luftën në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim
Mbështetja në mesin e amerikanëve për luftën në Afganistan ka rënë ndjeshëm, sipas një sondazhi të kryer nga “The New York Times” dhe "CBS News".

Më shumë se dy të tretat e njerëzve të anketuar, përkatësisht 69 për qind e tyre, thonë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përfshihen në luftë.

Katër muaj më parë, një gjë të tillë e kanë thënë 53 për qind e qytetarëve të anketuar.

Rënia thuhet të ketë lidhje me vrasjen e ushtarëve të NATO-s nga trupat afgane dhe masakrimin e 17 civilëve afganë nga një ushtar i SHBA-së.

Anketa po ashtu zbulon se 68 për qind e të anketuarve mendojnë se përpjekjet në Afganistan “po shkojnë keq”. Në të njëjtën mënyrë, nëntorin e kaluar, janë përgjigjur 42 për qind e respondentëve.

Sondazhi i fundit tregon se afro gjysma e të anketuarve, 44 për qind, mendojnë se trupat e Shteteve të Bashkuara duhet të kthehen në shtëpi para afatit të caktuar, më 2014.
XS
SM
MD
LG