Ndërlidhjet

Erdogan viziton Iranin


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan
Kryeministri truk, Rexhep Tajip Erdogan ka arritur në Teheran në një vizitë dy-ditëshe gjatë së cilës, lideri turk pritet të diskutojë programin e zhvillimit bërthamor dhe situatën në Siri.

Erdogan pritet të takojë presidentin iranian, Mahmud Ahmedinexhad dhe kryetarin e parlamentit Ali Larixhani.

Erdogan iu tha mediave turke se në fokus të bisedimeve të tij me zyrtarët iranianë do të jetë situata në Siri, fqinji jugor i Turqisë.

Erdogan tha para këtij udhëtimi se rreth 17 mijë refugjatë sirianë kanë kaluar në Turqi, prandaj ai ka thënë se “ne nuk mund të jemi spektatorë”.
XS
SM
MD
LG