Ndërlidhjet

Medvedev arrin në Indi


Presidenti rus, Dimitri Medvedev
Presidenti rus, Dimitri Medvedev
Presidenti rus Dimitri Medvedev ka arritur në Nju Delhi, ku pritet të takojë liderët e Brazilit, Indisë, Kinës, Afrikës Jugore në samitin e BRICS-it.

Samiti dy-ditor shënon herën e katërt kur liderët e shteteve që po shënojnë zhvillim të hovshëm mblidhen.

Të pesë liderët pritet që të diskutojnë situatën ekonomike globale para takimit G20 që mbahet në Meksikë, si dhe stabilitetin ndërkombëtar, atë të sigurisë dhe çështje tjera.

Raportohet se pesë liderët do të diskutojnë edhe udhëheqësinë e FMN-së dhe të BB-së që kryesisht vjen nga vendet perëndimore, dhe BRICS ka sugjeruar zgjerimin e kandidaturës nga shtetet tjera në zhvillim.
XS
SM
MD
LG