Ndërlidhjet

Pakistan: U vranë dy punëtorë të OKB-së


Flamuri i OKB-së
Flamuri i OKB-së
Policia e Pakistanit tha se nga sulmi i personave të armatosur kundër një makine me personelin lokal të Agjencisë për Ushqim dhe Agrikulturë të Kombeve të Bashkuara në Baluçistan, janë vrarë dy vetë.

Një zyrtar i OKB-së tha se është vrarë shoferi i makinës dhe një pjesëtar i personelit organizues të OKB-së në terren.

Raportohet se gjatë këtij sulmi, që ndodhi sot, është plagosur një person tjetër i OKB-së.
XS
SM
MD
LG