Ndërlidhjet

Indi: Filloi samiti i vendeve në zhvillim


Liderët e pesë vendeve që marrin pjesë në samitin në Nju Delhi
Liderët e pesë vendeve që marrin pjesë në samitin në Nju Delhi
Liderët e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës Jugore, e kanë hapur samitin e tyre të quajtur “Bota në Zhvillim”, i cili po mbahet në Nju Delhi.

Lartë në agjendën e samitit është krijimi i një banke të përbashkët, gjetja e mekanizmave që bursat e pesë vendeve të afrohen dhe diskutimet për situatën në Lindjen e Mesme dhe importin e naftës nga Irani.

Ministri i tregtisë i Brazilit, Fernando Pimentel, tha javën e kaluar se të pesë vendet do ta nënshkruajnë në marrëveshje për studimin e krijimit të një banke të përbashkët zhvillimore.

Ministrat e tregtisë së Kinës dhe Indisë, blerësit më të mëdhenjë të naftës së Iranit, thanë se do t’i mbajnë lidhjet me Teheranin, përkundër presionit nga Uashingtoni.
XS
SM
MD
LG