Ndërlidhjet

BE mirëpret miratimin e ligjit për RTK-në


Logo e RTK-së
Logo e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes një njoftimi për media, ka mirëpritur miratimin, së fundmi, të Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës dhe Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave.

“Këto ligje ofrojnë një bazë të mirë ligjore që siguron funksionimin e këtyre dy institucioneve të pavarura të cilat do t’i shërbejnë interesit publik të Kosovës, pa u prekur nga ndikimet politike dhe në përputhje me praktikat më të mira të BE-së”, thuhet në njoftim.

“Ligji për RTK-në, i mundëson transmetuesit publik të mbrojë pavarësinë editoriale si dhe përgjegjësinë publike, e që njëkohësisht parasheh një zgjidhje të qëndrueshme të financimit”, thuhet në njoftim.

“Ligji mbi KPM-në, garanton që ky organ rregullativ do të jetë në gjendje të ushtrojë kompetencat e tij, promovimin e standardeve etike dhe teknike tek mediat transmetuese të Kosovës, në përputhje me standardet e BE-së për profesionalizëm dhe paanësi gjatë raportimit. Gjithashtu, ligji ruan edhe pavarësinë e nevojshme të KPM-së, me gjithë evoluimin e mandatit të tij”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian.

“Kuvendi ka përfituar asistencë përmbajtjësore nga BE-ja, jo vetëm për t’u siguruar që këto dy ligje janë në përputhje me standardet e BE-së, por edhe praktikat më të mira në këtë drejtim. Është me rëndësi kritike që këto ligje të implementohen, dhe me këtë rast i bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës të angazhohet drejt nisjes së procesit për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur të Mediave”, thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG